‘Babain e ka në burg përjetë’! Shoku i Aldi Ramës tregon detaje dhe hedh dyshimet se mund të mos ketë qëlluar veten
Aldi Rama 21 vjeç ndërroi jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës. Ai vrau ditën e djeshme me pistoletë oficerin e policisë i cili ndodhej në një operacion anti-drogë dhe më pas u arratis. Pas 5 orësh kërkime nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ai thuhet nga policia të ketë qëlluar veten.
Miku i Aldi Ramës ka dhënë një intervistë për Report TV ku tregon detaje nga e shkuara e tij. Ai thotë se ai ka qenë në burg dy herë të tjera, dhe se jeta e vështirë që kishte kaluar kishte ndikuar në veprat e tij kriminale. Ai ka thënë se prindërit e Aldi Ramës ishin të divorcuar, që babai i tij është dënuar përjetë në Greqi pasi ka vrarë me motosharrë një shtetas grek, ndërsa jetonte me gjyshin e tij në Lezhë.
Aldin e ka njohur pasi vëllai i tij ka qenë në të njëjtën qeli për disa muaj:
“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai për Report Tv.
Ai hedh dyshimet se Aldi mund të mos ketë qëlluar veten me armë:
‘Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pashë ne telefon lajmin për filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë ata se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondiurt shumë, më ka ikur truni kur e mora vesh se si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar.’
Lidhur me ngjarjen e djeshme, SHÇBA ka nisur hetimin për dy oficerët e policisë që shoqëronin të ndjerin Saimir Hoxha, nënkomisarin e policisë që u qëllua me dy plumba nga 21- vjeçari Aldi Rama. Kolegët e policit të vrarë gjatë kontrollit për lëndë narkotike duhet të japin shpjegime rreth ngjarjeve që ndodhen para dhe pas vrasjes së tij, dhe pse nuk pati reagim nga ata pasi dëgjuan të shtënat.