“Baballarët ku i kanë apo flenë gjumë?”/ Rama viziton bebet e para të 2021
Kryeministri Edi Rama ka vizituar bebet e para që kanë ardhur në jetë për këtë vit në maternitetin “Koç Gliozheni.
Gjatë bisedës me mjekët, Rama u shpreh se ky vit do të jetë i mbarë sepse ka ardhur me seri vajzash. Rama u njohu nga afër me nënat e reja ndërsa një ngacmim e pati edhe për baballarët që nuk ishin prezent në këto momente.
Rama: Baballarët ku i kanë këta apo baballarët flejnë gjumë. Hej zot i madh
Mjeku: Jo nuk lejohet
Rama: Unë besoj se është vit shumë i mbarë sepse ka ardhur me një seri gocash, bam, bam.
Manastirliu: Nuk ja keni vënë emrin?
Nëna: Akoma
Rama: Çfarë opsionesh keni
Nëna: Kemi disa por ngaqë emrin mbahet për gjithë jetën ndaj duhet të mendohemi. Për momentin i thërrasim vëllai i Fronit, ngaqë vëllai e ka emrin Fron.