Baballarët lënë kokën për vajzat. Dhe u dedikojnë këngë

Baballarët bëjnë shumë pas vajzave e kjo është e ditur, por kur je reper i dedikon edhe këngë. Siç ka vepruar Ledri, Fero apo Mozzik.

Pak ditë para lindjes së Poem Blu, Ledri shkroi këngën “Si baba”, me fjalë shumë të ndjera për vajzën e tij duke i premtuar se do e ketë gjithmonë në krah. “Prej momentin qe ti vjen ska mo L.E.D.R.I. Tu jetu permas teje mu m’ki”-shprehet Ledri në këngë.

Mozzik është një tjetër reper që i ka kushtuar këngë vajzës së tij. Kënga mban titullin “Hana” dhe mes vargjeve reperi tregon që nga momenti kur mësoi se Loredana ishte shtatzënë deri tek momenti i ardhjes në jetë të Hanës. “E ki mbush zemren e that. Ma ki vnu ti emrin “Bab”-këndon Mozzik.

Së fundmi edhe Fero u bë baba i një vajze, me emrin Nina. Reperi ka treguar se ka bërë një këngë për vajzën duke publikuar vetëm pak nga melodia e teksti emocionues. “Kënga më e mirë që kam bërë”-shkruante Fero pas lindjes së vajzës.

Share With:
Translate »
306 Views