“Babi edhe 100”, këngëtarja shqiptare e uron bashkëshortin me 500 euroshe
Silva Gunbardhi dhe Dafi janë një prej çifteve të njohur të showbizit, të famshëm me hitin e tyre ‘Të ka lali shpirt’, që numëron miliona klikime në Youtube.
Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto ku ka pozuar së bashku me partnerin e saj Dafi.
Ai ditën e sotme feston ditëlindjen dhe Silva nuk i ka rezistuar një urimi. Ndërkohë, në Instastoryn e saj, publikoi foto të tortës së ditëlindjes, që mesa duket ja kanë ideuar ajo dhe i biri. “Babi Dafi edhe 100”, shkruan torta, ndërkohë qe shohim që ëmbëlsira është e rrethuar me 500-çe euro, që mesa duket janë pjesë e ngrënshme e dekorit.
Çifti janë bashkë prej disa vitesh tashmë dhe kanë dhe një djalë, Dalvin e vogël.
