Baby shower magjik për të birin e Adelina Tahirit

Është komentuar shumë lidhja e Adelina Tahirit me një biznesmen më të madh në moshë në mediat rozë, ku shpesh këngëtarja u komentua negativisht nga komentuesit e rrjeteve sociale, megjithatë Adelina është duke jetuar momentet më të lumtura pa e vrarë shumë mendjen për fjalët e të tjerëve.

Teksa është shumë afër momenti kur vogëlushi i saj do të vijë në jetë, Adelina ka organizuar mbrëmjen e djeshme një festë të madhe “babyshower” ku është argëtuar me miqtë e saj dhe ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për djalin. I vogli i saj do të quhet Jon dhe mami Adelina është mjaft entuziaste për ardhjen e tij.

Fjolla Morina dhe Big Mama kanë qenë dy nga të ftuarat kryesore të cilat kanë ndarë në Instagram momente nga festa e madhe e mjaft e kushtueshme. Në fotot e tyre mund të shihni dhe look-un e përzgjedhur të Adelinës për këtë rast të veçantë dhe si duket ajo në ditët e fundit të pritjes së ëmbël:

Share With:
Translate »
978 Views