Balerina e TV Klan tregon për herë të parë portretin e të birit
Muajin e kaluar balerina e trupës së Albi Nakos, Albana Dapi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin e veçantë Laos.
Pas lindjes, Albana postoi një foto shumë të ëmbël duke e mbajtur vogëlushin në krahë, por portretin e tij e ka zbuluar pas një muaji.
Balerina ka postuar një foto të Laosit ku tregon fytyrën e tij ëngjëllore dhe shkruan se ai ka bërë 1-muajsh.
Kujtojmë që shtatzëninë Albana e zbuloi vetë me anë të postimeve në Instagram.