Barron Trump bllokon një kat të tërë të Trump Tower për një takim romantik
Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump, ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi ka zhvilluar një takim romantik në Trump Tower, ndërtesën ikonë që mban mbiemrin e tij.
Burime për Page Six bëjnë me dije se 19-vjeçari organizoi takimin në një ambient privat të kullës, ku për arsye sigurie iu mbyll një kat i tërë. Ndërsa për shumëkënd kjo mund të duket si një “luks i tepërt”, zgjedhja e vendit ishte më shumë çështje sigurie sesa një gjest për të treguar pushtet.
![]()
Aktualisht, Barron jeton në Uashington D.C., ku ndjek studimet në kampusin e NYU-së. I gjatë plot 2.01 metra (6’7”), ai është kthyer në një figurë që bie lehtësisht në sy dhe sipas shokëve të klasës, ka fituar popullaritet sidomos mes vajzave. “Ai është i gjatë, paksa i ndrojtur, por shumë vajza rendnin pas tij,” – ka rrëfyer një studente.
Pavarësisht famës dhe pasurisë së trashëguar, Forbes raportoi së fundmi se pasuria e tij arrin deri në 150 milionë dollarë, kryesisht nga investimet në kriptomonedha, Barron mbetet i kujdesshëm në jetën private. Sipas burimeve, ai nuk mund të shpërndajë numrin personal të telefonit, duke përdorur platforma lojërash si Xbox dhe Discord për të komunikuar me miqtë.
Më herët këtë vit, ai u pa në shoqërinë e nënës së tij, Melania Trump, teksa mbante në dorë një Rolex me vlerë rreth 50 mijë dollarë. Megjithatë, daljet e tij publike janë të rralla, duke e bërë çdo shfaqje të tij një ngjarje për mediat dhe publikun.
Takimi i fundit në Trump Tower ka ndezur kureshtjen e ndjekësve, duke konfirmuar edhe një herë se Barron Trump, ndonëse i ri, mbetet një figurë në qendër të vëmendjes – jo vetëm për shkak të mbiemrit, por edhe për stilin e tij të jetës luksoze.
