“Bashkë ia dolëm” Marina Vjollca tregon vështirësitë e shtatzënisë dhe ka një falenderim për dikë

Më datën 24 nëntor, çifti shumë i dashur për publikun, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bën prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet. Ajo është ndjekur nga Dr. Ana Sula deri në ditën e fundit kur u bë nënë. Këtë e ka treguar përmes disa fotove të publikuara pak më parë në Instagram.

Marina falenderon doktoreshën, duke treguar se në fillim të shtatzënisë ka patur vështirësi dhe ia doli mbanë.

“Doktoreshe Ana eshte njeriu qe do i jem mirenjohese gjithe jeten! @anasula1
Me gjithe veshtiresite qe pata ne fillim te shtatzanise, fale kembenguljes dhe kujdesit te doktoreshe Anes, ja dolem, ka shkruar Marina

Kujtojmë që moderatorja u rikthye menjëherë në ekran, vetëm 10 ditë pas lindjes të së bijës.

 

Share With:
Translate »
246 Views