Bashkë në çdo fillim, Ermali dhe Ami nuk mund të dukeshin më bukur se kaq

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një nga dyshet më të dashura të publikut shqiptar, kjo dhe për shkak të kohës së gjatë të historisë së tyre të dashurisë. Ata kanë ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme, krah së cilave nuk kanë munguar edhe shprehjet motivuese.

Së fundmi ka qenë Ami ajo e cila ka publikuar një foto me duart e bashkuara me Ermalin, ku duken se të dy po shijojnë diçka të ngrohtë.

“Nga fillimi”, ka shkruar moderatorja krah fotos, duke e përshtatur foton edhe me nisjen e Vitit të Ri. Me siguri këto duhet të jenë ditët më të ngrohta për dyshen, e cila duket se po pushon për të nisur më pas projektet e ndryshme televizive, por edhe në kinematografi. Kujtojmë se brenda këtij muaji, Mamaqi ka lajmëruar edhe premierën e filmit të tij ‘I love Tropoja’ në datë 27, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve./revistawho.com

Share With:
Translate »
489 Views