Çfarë marrëdhënie! Ben Affleck argëtohet në kazino me nënën e Jennifer Lopez
Aktori i famshëm, Ben Affleck, është fotografuar së fundmi me mamanë e Jennifer Lopez, teksa po xhironte në një kazino në Las Vegas. Sipas “Page Six”, Ben po xhiron një projekt të ri.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse Rodríguez është e përfshirë në projekt apo thjesht po shoqëron dhëndrin e saj të ri. Ndërsa J.Lo nuk u pa në xhirime.

Tashmë që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë bashkë për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Së fundmi Ben është fotografuar në makinën e tij, pak pasi kishte dalë nga shtëpia e Jennifer Lopez në mëngjes.
Fytyra e aktorit i tregon të gjitha, sepse në pamje të parë ai duket shumë i lumtur e madje i relaksuar.



