Bashkë për një qëllim, Albana Osmani takon aktoren e njohur amerikane!

Kush nga vajzat nuk e ka zili Albana Osmanin në këtë rast? Gazetarja e njohur e ekraneve shqiptare, Albana Osmani, ka takuar aktoren amerikane me famë botërore, Eva Longoria.

E njohur për rolin e saj tepër pikant në serialin Shtëpiake të Dëshpëruara, Longoria vazhdimisht është marrë me fushata bamirësie në ndihmë të fëmijëve të sëmurë.

Këtë here ky qëllim i mirë, i ka bërë bashkë dy bukuroshet. Albana krahas fotos tha aktorja kishte qenë një frymëzim i madh për të, ndërsa shkruan se ajo vërtet është shumë e bukur.

“Ishte kenaqesi te takoja aktoren e Serialit “Shtepiake te Deshperuara “ ku luante rolin e Gaby. Sigurisht I kemi ndjekur ne cdo seri. Ajo eshte nje inspirim per mua, si per mijera njerez te tjere me fushatat humanitare qe eshte angazhuar dhe qe vazhdon pa pushim. Shume energji e mire ndersa u pershendetem , shpresoj ta takoj perseri per Luledielli. Mund te them se ishte shume e bukur”, përfunon Abana.

Share With:
Translate »
858 Views