Bashkëjeton prej vitesh dhe nënë e një djali, Fatma Haxhialiu bëhet nuse tradicionale

Moderatorja e njohur shqiptare dhe që shpesh vihet në qendër të vëmendjes me thumbimet që i bën personazheve VIP, ditën e sotme është veshur nuse për herë të parë.

Fatma është e martuar prej vitesh, por nuk ka bërë dasmë. Megjithatë sot ka patur mundësinë të bëhet nuse.

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar sot për në Kosovë ku do të kalojnë disa ditë pushimi. Atje gjyshja e bashkëshortit të Fatmës i ka dhënë moderatores dimia e jelek dhe kështu Fatma është bërë nuse kosovare.

“E meqënëse gjyshja e Pepit (bashkëshorti) s’më kishte parë asnjëherë të veshur me dimia e jelek, ja bëra qejfin. Po që më pëlqeu vetja”, shkruan Fatma.

Share With:
Translate »
1232 Views