Bashkëmoshatari godet me thikë 10-vjeçarin në Korçë

Një fëmijë 10 vjeç është goditur me thikë ditën e sotme në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Stavri Themeli”.

Mësohet se i mituri është goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij në oborrin e shkollës, pas përfundimit të mësimit.

Fëmija ka një të çarë në parakrah dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
Translate »
171 Views