Bashkëshortja e Elvis Naçit përlotet në emision: Babai i tij ka qenë si një baba i dytë, më mungon çdo moment
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku për herë të parë tregoi si u njoh me Elvis Naçin dhe foli për jetën e tyre bashkëshortore.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe Fatma tregoi se ka dëshiruar gjithnjë një familje të madhe. E pyetur nga Bieta se kush kujdeset më shumë për fëmijët, Fatma u shpreh se ajo ka patur një ndihmë shumë të madhe edhe nga prindërit e saj dhe të Elvisit.

Teksa fliste për babain e Elvisit, Fatma u përlot dhe tregoi se ai ka qenë një njeri shumë i mirë dhe i mungon çdo moment.

“Si femra shqiptare që jemi, barra më e madhe sipas vijueshmërisë së traditës, na takon neve, por kam një mbështetje shumë të madhe të prindërve të mi dhe të mamasë së Elvisit. Sigurisht edhe të babait të Elvisit që për mua ka qenë si një baba. Kur është njeriu i mirë, të mungon në çdo moment, edhe sikur të kalojnë 20 vite”, u shpreh Fatma me sytë e mbushur me lot./Xing.al








