Bashkëshortja e “Ferhatit” shtatzënë, tregon barkun e rrumbullakosur
Aktori turk Ibrahim Çelikkol është bërë shumë i dashur për publikun shqiptar pas rolit të Ferhatit në serialin “Dashuri bardh e zi” i cili u transmetua në TV Klan vitin e kaluar.

Ibrahim Çelikkol do bëhet baba pasi bashkëshortja e tij Mihre është shtatzënë. Mihre ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur me një video të postuar në rrjete sociale.

Bashkëshortja e aktorit shfaqet e veshur me një bluzë të zezë ku shkruhet Ali, emri i bebushit që do vijë në jetë.
Ibrahim dhe Mihre janë të martuar prej 2 vitesh dhe njihen si një ndër çiftet më simpatik.

Aktori aktualisht luan në serialin “Dyshja fantastike” që transmetohet në TV Klan.




