Bashkëshortja e Valverde konfirmon shtatzëninë, por paska kaluar makthin e tmerrshëm

Mina Bonino, bashkëshortja e lojtarit të Real Madridit, Federico Valverde, ka konfirmuar shtatzëninë dhe ka treguar ankthin që ka kaluar javët e fundit. Këtë e ka bërë përmes llogarisë së saj në Twitter, ku ka shpjeguar ankthin që kanë kaluar javët e fundit, edhe pse më në fund shtatzënia është në rrugën e duhur.

“Së fundi doli një lajm se kisha humbur një shtatzëni. Nuk mund ta mohoja, sepse ishte ajo që ne besuam se do të ndodhte. Situata ishte e papajtueshme me jetën. Ne u përgatitëm për një muaj për më të keqen.

Pasi shtatzënia ishte shumë e avancuar duhej ta konfirmonim me testin, – shpjegoi ajo në tweet-in e parë. – Pasi qava për një muaj të tërë, ndërsa kisha fëmijën e dytë në bark, dje na erdhi lajmi më pak i pritur: foshnja është mirë. Gjithçka është normale”.

Një lajm që shpjegon festimin e Valverdes për dy golat që ka shënuar në finalen e Botërorit për Klube, duke bërë gjestin e biberonit. Disa muaj më parë, Carlo Ancelotti pranoi se kishte vënë një bast me Valverden për të motivuar uruguajanin të shënonte më shumë gola.

Trajneri italian tha: “I thashë që nëse nuk do të ishte në gjendje të shënonte të paktën 10 gola në një sezon, ai do të duhej të griste kartonin e licensës time të trajnerit”. Të shtunën, uruguajani e ‘shpëtoi’ licensën e teknikut.

Valverde arriti të shënonte dy gola në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Al Hilal dhe tejkaloi shumën e bastit të vënë me trajnerin e tij. Në 33 ndeshje, uruguajani ka arritur tashmë shifrën e 11 golave.

Share With:
Translate »
120 Views