Bashkëshortja i shfaqet për herë të parë në ekran! Moderatori i njohur shqiptar përlotet live

Moderatori i njohur Florian Agalliu ka zgjedhur që jetën e tij personale ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Pavarësisht se e shohim çdo ditë në ekran, shumë pak detaje dihen për jetën e tij personale, sidomos për bashkëshorten.

Renisa, e cila është autore e emisionit “Në shtëpInë tonë” ka zgjedhur të qëndrojë pas kamerave duke u treguar e tërhequr nga intervistat dhe mediat.

Megjithatë së fundmi ajo ka bërë një përjashtim dhe këtë herë është shfaqur për të surprizuar Florianin.

Ajo është shfaqur për herë të parë në ekran nëpërmjet një videomesazhi në emisionin “Lartë e Poshtë”.

Teksa Flori po bashkëbisedonte dhe po gatuante për gazetarin, Andi Vrapi, ai është surprizuar nga vogëlushja e tij Mia dhe bashkëshortja Renisa.

Kjo video e ka surprizuar shumë moderatorin, i cili nuk i ka ndalur dot lotët.

Pas videos ai ka treguar se ndihet me shumë fat që ka në krah një partnere si Renisa.

Share With:
Translate »
572 Views