Batuta e Dea Mishel që kaloi çdo cak, blogerja “tallet” me fëmijët jetimë
Dea Mishel Hoxha e njohur fillimisht nga “Hostel by Anabel” dhe më pas për postimet në rrjetet sociale apo ndonjë përfshirje aty-këtu në programet televizive, duket se së fundmi ka marrë lirinë për të bërë humor në TikTok, “humor të zi”.
Patjetër që cilido i lejohet ta bëjë këtë, nëse duan të bëjnë batuta në rrjetet sociale, duke bërë edhe ndjekësit për të qeshur, pse jo, megjithatë ka një cak dhe një limit deri ku mund të shkosh. Kjo ndoshta është arsyeja pse komedia i lihet komedianëve, sepse edhe të ashtuquajturën “komedi të zezë” dinë si ta bëjnë, në mënyrë që të mos lëndojnë apo ofendojnë të tjerët. Por ky nuk është rasti me Dea Mishel, e cila në rubrikën e mendimeve tësaj në TikTok ka bërë një batutë për fëmijët jetimë dhe mënyra si e ka bërë, duket më shumë sikur tallet me ta.
Blogerja dëgjohet të thotë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”
Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, të shkrihesh vetë së qeshuri nuk të ndihmon aspak ta kalosh si batutë, përkundrazi.
Prandaj për batutat dhe shakatë ka një kohë të caktuar kur duhen bërë, një skenë, një mënyrë, një kontekst dhe mbi të gjitha dikë që di si të bëjë, ndërsa në rastin e Dea Mishel, duket sikur ka shkelur cdo limit dhe cak sa i përket batutës. Jo se ndihemi ne të ofenduar, por sepse mund të lëndojë shumë më shumë njerëz, sidomos fëmijë, nga sa e mendon.
Sigurisht, videoja tashmë është fshirë, por sa vlen kjo…