‘BBV3’ i tregon komentin e ish-burrit ndaj saj, ja si reagoi Ledjona

Ditët e para në “Big brother vip “, Ledjona i rrëfeu në një bisedë miqësore, Romeos rreth martesës së saj me ish partnerin, marrëdhenien që ka me të dhe vajzën e tyre.

Ajo u shpreh se e bija ka marrëdhënie të mira me të atin dhe se takohen rreth disa herë në javë me njëri tjetrin për shkak të largësisë.

Mirëpo, ish partneri i Ledjonës i mohoi publikisht këto fjalë të saj me anë të një komenti, ku shprehej se nuk ka komunikim fare me vajzën.

Ky reagim i është treguar sot Lejdonës gjatë spektaklit live, ndërsa ajo i ka mohuar të gjitha fjalët e ish bashkëshortit. Ajo shtoi se mund të vërtetohen që vajza takohet me të atin dhe këtë mund ta vërtetojë vetë vajza por edhe prindërit e tij.

Share With:
Translate »
58 Views