Beatrix dhe Alban Ramosaj, motër e vëlla në një duet për herë të parë
Disa minuta më parë, këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka publikuar një status në ‘facebook’ ku ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi i parë muzikor i tij me motrën Beatrix.
Dy këngëtarët janë të njohur për një sërë hitesh, por së bashku nuk i kishim parë akoma. “Në datën 18 të këtij muaji do të lançohet bashkëpunimi im i parë me motrën tim Beatrix”,-ka shkruar ai.
Kënga do të quhet ‘Get High’ dhe mund të jetë realizuar në Tokio, Japoni. Të paktën këtë kuptojmë nga foto e publikuar në ‘instagram’ prej dy këngëtarëve. Fansat janë shprehur shumë të emocionuar për këtë këngë, suksesi i së cilës pritet të jetë i madh./revistawho.com