Beatrix “lë” shtëpinë e Big Brother menjëherë dhe arsyeja është vëllai i saj

Arbana Osmani e ka nisur spektaklin e sotëm me një komunikim për Beatrixën. Moderatorja i kërkoi Trixës të lërë menjëherë shtëpinë duke e habitur.

“Në këto çaste njëri prej jush do të lërë shtëpinë menjëherë. Personi që do largohet nga shtëpia tani nuk është e nominuar dhe ajo është Beatrix. Beatrix ti do të dalësh nga ajo shtëpi tani sepse do të shkosh diku”, i tha Arbana.

Beatrix dyshoi se bëhet fjalë për Festivalin e Këngës dhe pyeti Arbanën, e cila bëri sikur nuk dinte gjë.

Beatrix: Ua festivali? Albani ka performancën?

Arbana: Jo, jo nuk e kam idenë. Festivali ka mbaruar mesa di unë.

Share With:
Translate »
197 Views