Beatrix tregon se ku e gjen forcën përmes dedikimit prekës në rrjetet sociale

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në këtë datë të veçantë, Beatrix Ramosaj ka bërë një dedikim special në rrjetet sociale.

Krah videos ku shihet duke përqafuar nënën e saj, Antigonën, Beatrix ka shkruar:

“Kur dikush më pyet se kush më inspiron çdo ditë, vetëm një emër më vjen ndërmend dhe ajo është e fortë, inspiruese, e guximshme, e dashur, suportuese dhe e vetmja në jetën time, mami im. Të dua pa limit mam! Faleminderit që gjithmonë më inspiron që të dua, të jetoj dhe të qesh. Gëzuar Ditën e Gruas Mami! Je dhurata më e çmumar që më kë dhënë Zoti!
Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës. Përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë. Prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm. Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë.”

Ndërkohë në një postim tjetër në Twitter, këngëtarja uron çdo grua duke u shprehur:

“Sot dua të vlerësoj çdo grua që ka kontribuar për të qenë ketu ku jam sot. Nënën time, femrat në familjen time dhe çdo grua që më ka dhënë dorën. Unë ju falënderoj dhe jam mirënjohëse! Ndikimi juaj ka rëndësi. Fjala juaj ka peshe. Sot, bëhu gruaja që një tjetër ka nevojë.”

Share With:
Translate »
206 Views