Beb karantine! Sa qenka rritur barku i Chrissy Teigen!

Modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend do të bëhen prindër për herë të tretë. Lajmin e dhanë pak ditë më parë burime për CNN, ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe nga vetë modelja Chrissy Teigen.

“Bebi i tretë po rritet kaq shpejt”, u shpreh Teigen në videon ku shfaqej e veshur me një këmishë të bardhë teksa tregonte barkun e rrumbullakosur.

Chrissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve Luna, 4 vjeçe dhe Miles, 2 vjeç.

Modelja dhe këngëtari u takuan në xhirimet një videoklipi të John Legend në vitin 2006. Ata u martuan në vitin 2013.

Share With:
Translate »
467 Views