Bebe Rexha përlot me dedikimin për të atin: “Dua të të fal jetën që gjithmonë ke ëndërruar”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha perfomoi të dielën për fansat e saj në Chicago dhe ishte një koncert madhështor. I ati dhe xhaxhai ,e shoqëronin Bebe-n gjatë këtij koncerti dhe rrugës nuk munguan edhe këngët shqiptare.

Ditën e sotme, këngëtarja e hitit “I’m a mess”  ndau me ndjekësit e saj copëza nga emocionet që përjetoi gjatë koncertit dhe një imazh shumë të ëmbël së bashku me të atin.

Ata shfaqen duke u përqafuar menjëherë pas përfundimit të performancës historike. Mirëpo fjalët që ajo i dedikon të atit reflektojnë çdo sakrificë dhe mund të tij, që Bebe të prekte sot magjinë e kësaj dite.

“Të dua, babi! Jam shumë e lumtur që të bëj krenare. Dua të të jap jetën që gjithmonë ke ëndërruar dhe t’i bëj ato turnet që ke punuar natë e ditë t’ia vlejnë. Të premtoj.” –shkruan krahas fotos këngëtarja.

I ati i Bebe Rexhës është nga Dibra e Madhe. Ai emigroi së bashku me bashkëshorten e tij në SHBA rreth viteve 80’.

Share With:
Translate »
767 Views