Bebe Rexha uron 28 nëntorin, kujton rrugën e babait të saj deri në Amerikë
Sot Shqipëria feston 105 vjetorin e saj të Pavarësisë. Të shumta pritet të jenë reagimet nga personazhe të njohur e jo të njohur shqiptarë në faqet e tyre në rrjetet sociale. Bebe Rexha është ndër të parat që nëpërmjet një videoje jep përshëndetjen e saj dhe uron festën e Pavarësisë. Ajo nuk rresht kurrë se na bëri krenarë. Ajo nuk rresht kurrë se na bëri krenarë. “Urime 28 Nëntorin! Jam krenare që jam shqiptare, dibrane! Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu sepse babai im erdhi në Amerikë nga Dibra dhe unë munda të realizoj ëndrrën time dhe jam krenare që jam shqiptare” shprehet Bebe.