Bebet e dy nënave VIP festojnë 4-mujorin e lindjes në të njëjtën ditë
Dita e djeshme shënoi një ditë shumë të lumtur për modelen e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Emina Cunmulaj dhe njëkohësisht për modelen shqiptare Andonia Dobi pasi vajzat e tyre sot mbushin plot katër muaj që kanë ardhur në jetë.
Emina e ndau lajmin në faqen e saj të instagramit duke postuar një foto të ëmbël të Mia Sorayas e cila mbante veshur një shirit ku shkruante 4 muajshe: ‘Mia Soraya feston sot 4 mujorin në ajër’ ndërsa Andonia postoi një foto bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre ku shkruate : ‘Princesha jonë bën 4 muaj sot,’ duke mos e zbuluar ende emrin e saj.
Emina Cunmulaj e cila është e martuar me biznesmenin e njohur Sam Nazarian në 2015 kanë sëbashku dy vajza Ella Faria 2 vjeç dhe Mia Soraya 4 muajshe, ndërsa Andonia Dobi dhe bashkëshorti i saj kanë sjellë në jetë vajzën e sa të parë në Qershor të këtij viti.