Bebi nr.2 është rrugës dhe Loredana po na jep detaje të reja

Nëse ende nuk është shtatzënë (gjë që po dyshohet çdo ditë e më shumë në rrjet), Loredana e do se s’bën një fëmijë të dytë me Mozzik.

Pasi u ribashkuan me lezet dhe nuk i shpëtuan dot syrit të mediave, çifti shumë i komentuar i showbiz-it po bën sërish plane për të zgjeruar familjen.

Nuk është hera e parë që reperja shpreh në story dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë pas Hanës, ashtu siç ka bërë edhe pak orë më parë.

Në InstaStory, ajo ka shkruar : “Dua një fëmijë të dytë”, duke e ndarë kështu dëshirën e saj me ndjekësit.

Jo vetëm kaq! Lori na “bombardoi” me foto të ndryshme me Mozzik, foto me Hanën, foto të Mozzik dhe Hanës dhe e gjithë vëmendja u kthye sërish tek dyshja.

         

Cfarë po përpiqen të thonë tjetër, veçse lanë të kuptohet që janë sërish bashkë më të dashuruar se kurrë? Mos ndoshta po vjen një bebush, të cilin e kanë pritur me kaq padurim?

Fansat janë të gjithë sy e veshë e po ndjekin me kuriozitet të madh çdo lëvizje të çiftit.

Share With:
Translate »
13957 Views