“Bebi nr. 2 është rrugës!” Gruaja e aktores së njohur zbulon shtatzëninë

Rebel Wilson dhe gruaja e saj, Ramona Agruma janë në pritje të fëmijës së dytë.

Stilistja ndau një postim në rrjetet sociale ku tregoi se është shtatzënë me një vajzë. Në postim ajo përfshiu foto të tyre së bashku ku putheshin e përqafoheshin, më pas një foto të vajzës së parë, Royce Lillian, kur ishte e sapolindur.

Në serinë e fotove shihet edhe testi i shtatzënisë i Agruma dhe barku i saj i rrumbullakosur.

“Nga kjo te… bebi nr. 2 është rrugës”, shkruhet krah postimit. “Lajmi më i lumtur në familjen tonë, së shpejti do të jemi katër!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramona Agruma-Wilson (@ramonaagruma)

Në nëntor të vitit 2022, Wilson dha lajmin se vajza e tyre e madhe kishte ardhur në jetë.

“Më se krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, që lindi këtë javë përmes një nëne zëvendësuese. Nuk mundem as ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!”, shkroi aktorja krah fotos së vajzës. Ajo vuan nga problemet me fertilitetin.

Më tej, shprehu mirënjohjen ndaj kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe falënderoi nënën zëvendësuese “që e mbajti dhe lindi me mirësi e kujdes.”

Share With:
Translate »
43 Views