Bebi numër 2: Aktorja konfirmon shtatzëninë në mënyrën më chic të mundshme

Kirsten Dunst është sërish në pritje të ëmbël! Aktorja vendosi ta konfirmojë shtatzëninë e dytë e veshur me një fustan të bardhë transparent nga ku dukej qartë barku i rrumbullakosur. Fotot, e realizuara për kopertinën e W Magazine, janë frymëzuar nga gratë e shoqërisë së viteve 80-të, teksa pozonin të ulura nëpër ambientet e tyre glamoroze.

Bebi numër 2: Aktorja konfirmon shtatzëninë në

Të dyja shtatzënitë aktorja i ka konfirmuar në po të njëjtën mënyrë. Me një set fotografik për të prezantuar koleksionin e ri të një marke. Në shtatzëninë e parë u shfaq në koleksionin e ri të markës së njohur amerikane për veshje, Rodarte, me barkun e rrumbullakosur. Pak vite më vonë, historia përsëritet.

Bebi numër 2: Aktorja konfirmon shtatzëninë në

38-vjeçarja dhe partneri i saj Jesse Plemons janë prindër të një vogëlushi 2-vjeç.

“Është koha për fëmijë dhe qëjf. Unë s’kam qenë kurrë nga ato që thoja se më duhet një bebe në fakt. Por kjo vazhdoi deri në kohën kur lindi vajza të cilën kam pagëzuar. E dua shumë, por gjithsesi është një lloj dashurie e cila nuk shpjegohet derisa e përjeton vetë. Kjo është ajo ç’ka dua tani.”- u shpreh në 2018-ën Kirsten për Marie Claire.

Burimi: Pop Sugar

/Marrë nga Anabel

Share With:
Translate »
288 Views