Bebusha të famshëm po aq sa mami! Gjejeni pak kush tjetër iu shtua Instagram-it?

Gjithmonë e më shumë, personazhet VIP të showbiz-it po tregon të hapur me jetën e tyre private e po ndajnë me ndjekësit eksperienca personale, për të qenë sa më pranë publikut.

Një ndër ta është edhe aktorja e dashur e humorit, Eliona Pitarka.

Në mars të këtij viti, ajo dhe partneri i saj u bekuan me dhuratën më të bukur të jetës, vogëlushen e tyre që e pagëzuan me emrin Gala.

Gala, ashtu si mami, është po aq “VIP” në Instagram dhe fotot e saj të ëmbla i kënaqin sytë ndjekësve. Aq sa Eliona ka menduar t’i krijojë një adresë personale, që Gala t’i ketë aty “fansat e saj”.

Eliona ka treguar se ka hequr dorë totalisht nga besëtytnitë dhe ka vendosur ta ndajë portretin e vogëlushes me të gjithë. Pse e ka bërë këtë?

Ajo është shprehur se e ka bërë këtë gjë, sepse nuk  beson tek bestytnitë dhe as tek syri i keq. Ajo tregon se pas lindjes besëtytnitë i kanë dhënë shumë stres, ndaj ka zgjedhur që të mos i besojë dhe të ndjehet e lirë për të publikuar çdo gjë në rrjete sociale.

Eliona i ka bërë thirrje dhe nënave të tjera që të mos bazohen fare tek to dhe të shijojnë bebushat e tyre.

Share With:
Translate »
277 Views