Bebushja e Ledrit dhe Sarës nuk do të lindë në Shqipëri, ja çfarë nënshtetësie do të ketë ajo

Shumë pak ditë i ndajnë tashmë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e bebushes.

Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe si dhuratë ende pa lindur, reperi do t’i sjellë të bijës një këngë të përgatitur plot dashuri.

Kënga e tij titullohet “Si baba” dhe do të lançohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, ndërsa ne jemi të gjithë sy e veshë dhe mezi po e presim!

Mirëpo, ardhja e bebushit duket se po sjell ndryshime të mëdha në jetën e çiftit.

Burime për “Prive” kanë treguar se Ledri dhe Sara po zhvendosen drejt Gjermanisë, ku Sara ka jetuar prej kohësh.

Mësohet se partnerja e Ledrit do ta lindë atje bebushen dhe ende nuk dihet nëse kanë vendosur të jetojnë jashtë vendit, apo do të rikthehen sërish në Kosovë.

Share With:
Translate »
6180 Views