Befason Maradona, kërkon dënim me burg për të bijën
Diego Armando Maradona befason sërish botën e futbollit. Këtë radhë çështja është brenda familjes së tij, pasi El Pibe de Oro ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.
Ndërkaq, vetë Giannina ka reaguar ndaj kësaj manovre të të atit nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një prej postimeve të saj në Twitter, Giannina shkruante se babai i saj dhe avokati i tij e dinë ku ta gjejnë për të diskutuar për të dhënë më pas një tjetër mesazh me tone disi më pajtuese. “Babain tim e kam falur për veprime më të këqija dhe këtë po e bëj edhe në këtë rast”, thekson Giannina. “Nga larg i shpreh të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time pasi falë tij mund të bëj zgjedhjen time se çfarë njeriu dua të jem”.