Bëhet nënë në moshën 54-vjeçare, Brigitte na prezanton për herë të parë me vajzën

Aktorja Brigitte Nielsen u bë nënë për herë të pestë të premten.

Ajo solli në jetë një vajzë në moshën 54-vjeçare. Dhe aktorja e ‘Red Sonja’ na prezantoi për herë të parë me të porsalindurën, e pagëzuar emrin Frida.

“Ne jemi të gëzuar që ta mirëpresim vajzën tonë të bukur në jetën tonë,”-tha ikona bjonde. “Ka qenë një rrugë e gjatë por që ia vlejti. Ne kurrë nuk kemi qenë më të lumtur.”

Në rrjetet sociale Nielsen shihet duke mbajtur vajzën në krahë, e cila ka në kokë një kapuç të bardhë të thurur.

Share With:
Translate »
671 Views