Bëhuni gati të prekeni nga fjalët e Flori Mumajesit për babain e tij të ndjerë!
Flori Mumajesi është një nga kantautorët më me zë në Shqipëri.
Ai prej kohësh tashmë nuk ka ardhur me një projekt të ri muzikor, madje mori një pauzë edhe nga rrjetet sociale.
Mirëpo pak kohë më parë u rikthye sërish me një postim në Instagram, duke na lënë edhe ne të kuptojmë që ndoshta pas gjithë kësaj periudhe është koha që ai të kthehet.
Së fundmi në mesin e disa këngëve të tij të vjetra të publikuara në Instastory ka ndarë edhe një foto ku duket me babain e tij të ndjerë.
“Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë babi”,-ka shkruar këngëtari krahas fotos ku duket ai i vogël së bashku me të atin.
Fatkeqësisht babai nuk është e vetmja humbje e Florit. Në shkurt të një viti më parë edhe mamaja e kantautorit u nda nga jeta nga një sëmundje që ajo vuante prej disa kohësh.
Mumajesi nuk ka folur publikisht për ndarjen nga jeta të saj pasi për të është një temë shumë e dhimbshme.
Ai ndau pak nga trishtimi i tij disa kohë më parë me anë të disa rreshtave të shkruar:
“Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që se vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se më ka marr malli me të mbajtë erë në qafë, më ka marrë malli me të puth, me të pa, me të prek, me më shkruajt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marr në telefon e të flas me ty, me ta dëgjuar zërin e me më thënë DJALI MAMIT”,- shkroi asokohe Flori.