“Bëm baba të të ngjaj!”, ja çfarë bën djali i legjendës Totti
Gjatë kohës që ishte pjesë e futbollit aktiv, Francesco Totti ishte një idhull në fushë dhe jashtë saj. Ish-sulmuesi i Romës njihet për temperametin e tij të qetë, ku shpesh fitonte dhe çmimin e “Fair Play” ndërsa aftësitë me sferën ishin brilante. Por tashmë që Totti është jashtë fushave të blerta, mbiemri Totti vazhdon të jetë pjesë e futbollit. Bëhet fjalë për djalin e italianit, Cristian i cili është pjesë e skuadrës së U-14 të Romës.
Përveç cilësive me topin, Cristian është edhe një fotokopje e babait të tij në aspektin njerëzor. Edhe pse ishte me portën e boshatisur, djaloshi pa një kundërshtar të shtirë në tokë dhe nuk nguroi për t’i ardhur në ndihmë, duke ndalur aksionin.
“Për mua ishte e rëndësishme që ai ishte i mirë, jo se unë duhet të shënoj”, tha Cristian Totti në një gazetar lokal në gjuhën angleze.
12-vjeçari studion në një shkollë anglo-amerikane në kryeqytet dhe duket se ka një talent më tepër se babait i tij, të mësojë gjuhë të huaja.