Bëmë baba të të ngjaj, Aurela Gaçe sapo na zbuloi burimin e energjisë

Nëse nuk keni një shtysë ose burim frymëzimi për të nisur aktivitetin fizik, ne mund t’u japim një shembull. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, këngëtarja e cila gjithmonë ka treguar se të stërviturit është gjëja më e mirë që mund të bësh për veten. Këngëtarja thotë se nuk ka justifkim për t’u stërvitur, mjafton thjesht energjia pozitive për t’u marrë me aktivitet fizik.

View this post on Instagram

Marr shume mesazhe dhe veretete ndihem shume mire kur mesoj se ka vajza e mama te reja qe kane marre force nga videot qe shperndaj. Nese rutina ime ndihmon sadopak dike ne shtepi, dike qe mendon se nuk mundet, atehere I ja vlen cdo sekonde qe harxhoj per postime. Une nuk marr persiper te mesoj askend se si te ushtrohet sepse nuk jam intruktore, as nutritioniste…thjeshte e paster, e dua aktivitetin fizik sepse me ben te ndihem mire. ( kam 12 Vjet qe e kam zbuluar kete ndjesi dhe nuk e kam lene me). Mos kerkoni rezultat per nje muaj. Po te jete pjese e perditshmerise tuaj, atehere do ta kuptoni cfare te mirash do te perfitoni 🤗. #sport#qesh #buzeqesh#jete#dashuri . @fitnesspractica @VLADIMIRLIMAJ une stervitem ne dy vende ( meqe me pyesni se ku stervitem, por e rendesishme eshte levizja, qofte edhe ecje, ecje, edge ne shtepi mundesh)

A post shared by new song #tedua❤️ (@aurelagaceofficial) on

E ndërsa ne frymëzohemi çdo ditë prej saj, vetë Aurela burimin e frymëzimit e gjen diku tjetër. Është po i njëjti person prej të cilit duhet të jetë frymëzuar për modelin e prindit perfekt, babai i saj. Nuk ka dyshime se çdo sjellje dhe ritual së pari mësohet nga familja. Prej të atit Aurela ka mësuar se as mosha nuk mundet të të kushtëzojë për t’u marrë me aktivitet fizik.

“Babi im (nuk është ditëlindja e tij) por ai është 70 vjeç e çdo ditë ecën 8 deri në 10 km (çdo ditë). Frymëzimi i parë vjen gjithmonë nga prindërit tanë. Atë që shohim në shtëpi, atë pasqyrojmë edhe në shoqëri. Vërtetë që energjinë e kam ekzakt si mami, të lindur (kush njeh mamin, e kupton pse une jam kështu), por detajiste e sistematike jam fiks si ky kingu. I tregova vitet e tij, sepse e adhuroj e respektoj shumë faktin që ai perditë merret me aktivitet fizik”, – ka shkruar këngëtarja në një foto përkrah të atit. Epo jo më kot i thonë bëmë baba të të ngjaj dhe mund të themi se ky i Aurelës dhe të atit është shembulli perfekt

Share With:
Translate »
1263 Views