Bëmë baba të të ngjaj! Niseni të dielën me këtë video të Hanës duke kërcyer si Mozzik teksa dëgjon rep

Rreth një vit më parë, reperët Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër të vogëlushes Hana.

Megjithëse tashmë janë të ndarë, të dy prindërit mundohen të kalojnë sa më shumë kohë me të voglën e tyre dhe Hanës nuk i mungon vëmendja e dashuria e asnjërit prej të dyve.

Së fundmi, Hana ka qëndruar me të atin, Mozzik, i cili e ka kthyer në një “repere” të vogël teksa i ka vendosur të dëgjojë këngën e tij “Dhelpër dinake”.

Hana nis të qeshë para kamerave teksa dëgjon rep dhe më pas ka ngritur një dorë duke ndjekur ritmin e këngës, ndërsa Mozzik është shkrirë nga ky veprim i vajzës së tij.

Gjatë një interviste, reperi u shpreh se për shkak të angazhimeve të shumta kishte 3 muaj pa e takuar të bijën, megjithatë duket se tashmë po i kompenson të gjitha ditët e kaluara pa Hanën.

 

Share With:
Translate »
556 Views