“Bëmë mama të të ngjaj!” Oriola Marashi sapo na i vërtetoi këtë!
Modelja e njohur Oriola Marashi ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur për një firmë prestigjoze. Ajo duket shumë bukur dhe natyrale në këtë foto. Por modelja ka diçka tjetër për të na thënë.
Ajo ka publikuar foton në Insta Story e përbri saj shkruan: “Si Xhoi kam dalë këtu”.
Bëhet fjalë pikërisht për nënën e saj, Xhoi Jakaj (ish drejtoreshë e burgut të grave). Në qoftë se e sheh me vëmendje sigurisht që e vë re ngjashmërinë mes tyre. Pra Oriola dhe Xhoi sapo na vërtetuan shprehjen “Bëmë mama të të ngjajë”.