Bën historinë, 12-vjeçari shpallet mjeshtri i dytë më i ri në botë në shah

Vetëm 12 vjeç, 10 muajsh e 13 ditësh, Rameshbabu Praggnanandhaa është shpallur personi i dytë më i ri ndonjëherë, që bëhet një mjeshtër i madh i shahut.

Ky ‘magjistar’ i shahut ka marrë titullin ‘Mjeshtër ndërkombëtar i shahut’ duke hyrë në histori.

Rameshbabu  është i dyti pas Sergej Karjakin nga Ukraina i cili u bë mjeshtri më i madh në botë më 1990 në moshën 12 vjeç e 7 muajsh.

12-vjeçari, djali i një punonjësi banke nga qyteti jugor i Chennai, arriti suksesin gjatë një loje agresive në një konkurs të mbajtur në Italinë veriore që përfundoi të dielën, më 24 qershor.

Praggnanandhaa praktikon shahun 6 orë në ditë dhe shikon ndeshjet e kaluara në interent. Ai ishte më pak se 4 vjeç kur filloi të shfaqte interes në shah.

Share With:
Translate »
664 Views