Bën provimet e maturës në shtratin e spitalit 30 minuta pas lindjes së foshnjës
Një grua në Etiopi nisi të bëjë provimet e saj në shtratin e spitalit vetëm 30 minuta pas lindjes së fëmijës.
Almaz Derese, nga Metu kishte shpresuar të bënte provimet para se të lindte fëmijën, por provimet e shkollës së mesme u shtynë për shkak të Ramazanit.
21-vjeçares i erdhën dhimbjet e lindjes të hënën, pak minuta para se të fillonte provimi i parë.
Derese tha se studimi gjatë shtatzënisë nuk ishte problem dhe se nuk donte të priste deri vitin e ardhshëm për tu diplomuar.
Ajo bëri të hënën provimin e gjuhës angleze, amkarike dhe matematikore në spital. Ndërsa do bëjë provimet e tjera të mbetura në qendrën e provimeve gjatë dy ditëve të ardhshme.
“Për shkak se po nxitoja, në mënyrë që të bëja provimet, lindja e foshnjës nuk ishte fare e vështirë,”-tha Derese.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Tadese Tulu, u shpreh se duhej ta bindte shkollën që ta lejonte të merrte provimet në spital.
Në Etiopi, është e zakonshme që vajzat të braktisin shkollën e mesme dhe të kthehen më vonë për të përfunduar studimet e tyre.
Almaz tani dëshiron të bëjë një kurs dyvjeçar që do ta përgatisë për universitet.
Ajo shtoi se ishte e kënaqur me mënyrën se si shkuan provimet dhe se djali i saj i vogël është mirë.