Benefitet e të ushqyerit shëndetshëm gjatë shtatzënisë

Të ushqyerit shëndetshëm gjatë shtatzënisë mund të siguroj një jetë sa më të shëndetëshme për foshnjen tuaj.

Një model i shëndetshëm i ngrënies së ushqimit përmban vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Gjatë shtatzënisë është më mirë të konsumoni vetëm 300 kalori më shumë sesa keni konsumuar para shtatzënisë.

Në këtë periudhe është e lejuar dhe e mundur të konsumoni karbohidrate si bukë nga gruri, makarona, perime, bukë të bardhë, biskota.

Nevojat e juaja për proteinë rriten ndjeshëm gjatë shtatzënisë. Për të siguruar që po merrni mjaftueshëm proteina gjatë gjithë shtatzënisë, sigurohuni që po konsumoni vezë, arra, peshk, mish pule, kos.

Perimet dhe frutat përmbajnë lëndë ushqyese për ju dhe foshnjen, si vitaminat A dhe C, fibër, vitaminën E,B, acid folik, kalcium e shumë të tjera.

Share With:
Translate »
419 Views