Bëni kujdes nga ky veprim, nëna vë në rrezik jetën e fëmijës teksa flinin gjumë

Një grua nga South Wales gati m byti djalin e saj 16 muajsh me flokët e gjatë kur po flinin gjumë.

Emma Chipili, 35 vjeçe po flinte me të birin Lincoln dhe u trondit kur pa se vogëlushi kishte vështirësi me frymëmarrjen. Flokët e saj i ishin rrethuar në fyt si një lak dhe gati po i merrnin frymën.

E panikuar, ajo u përpoq që të largonte flokët por i shtrëngoi rreth qafës së bebes dhe më shumë. Fatmirësisht, i shoqi sapo ishte kthyer nga puna dhe i dha zgjidhje situatës para se të ishte shumë vonë.

Emma, nënë e 6 fëmijëve përdori rrjetet sociale që ta bëjë rastin publik në mënyrë që të parandalojë nënat e tjera për rrezikun që vjen nga flokët e gjata.

Share With:
Translate »
776 Views