Beniada zbulon padashje gjininë e bebit të dytë të Einxhel dhe DJ Dagz
Çifti i njohur, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, organizuan një festë për të zbuluar gjininë e bebit të tyre, por vendosën ta mbajnë ngjarjen private dhe nuk e bënë publike. Megjithatë, mikesha e tyre, Beniada, ka ndarë disa foto nga festa, ku padashur janë kapur momente që zbulojnë një detaj të rëndësishëm. Në disa prej këtyre fotove, mund të shihen konfeta blu që janë shpërndarë në momentin e zbulimit të gjinisë, duke sugjeruar se çifti pritet të bëhet me djalë.
Pasi Beniada e kuptoi gabimin, ajo ka fshirë fotot, por ata që janë mundur të shfletojnë albumin e saj kanë mundur të vërejnë detaje blu që janë shpërndarë kudo. Të gjithë tashmë janë në pritje të zyrtarizimit të lajmit nga Einxhel dhe DJ Dagz, të cilët ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare.
Urime Einxhel dhe DJ Dagz për këtë moment të bukur të jetës së tyre! /Kids’Time/
View this post on Instagram