Berat, 25-vjeçarja sjell në jetë trenjakë

Një 25 vjeçare nga Kuçova solli në jetë trinjakë. Libonika Dodoveci, nga fshati Drize, njesia Administrative Kozare, Kuçovë lindi në spitalin rajonal të Beratit dy vajza dhe një djalë.

Fëmijët gëzojnë shëndet të plotë thonë mjekët për Ora News.

Djali ka lindur me peshë 3 kg, dy vajzat peshojnë 2.7 kg dhe 2.6 kg.

Sipas bluzave te bardha lindja e trinjakëve në spitalin e Beratit konsiderohet si lindje e rralle e munguar prej vitesh në këtë spital.

Share With:
Translate »
864 Views