Berat, helmohen me byrekë nxënësit e 9-vjeçares

Gjashtë nxënës janë helmuar pasi kanë konsumuar byrek tek një shitës ambulant. Ngjarja ka ndodhur në Kutalli të Urës Vajgurore, dhe për shitësin ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

 Njoftimi zyrtar i policisë së Beratit bën të ditur se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për B. S., 60 vjeç nga Kutallia pasi ditën e djeshme ai ka shitur byrek në shkollën e fshatit. Nga konsumimi i tyre disa nxënës kanë patur probleme shëndetësore dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në shtëpi.

Ndaj 60-vjeçarit rëndon akuza e veprës penale “Helmimi”.

Share With:
Translate »
779 Views