Bëri pemë Krishtlindjesh për të bijën, kërcënohet ish-boksieri: Tradhtove Islamin, do shkosh në ferr

Ish-boksieri Amir Khan u ‘bombardua’ nga mesazhet kërcënuese sepse theu traditat myslimane, pasi posto në rrjetet sociale një foto nga pema e tij e Krishtlindjeve.

Khan, një predikues i rregullt mysliman, postoi në Instagram foton mbrëmjen e djeshme, ndërsa shkruante se kur të zgjohej vajza e tij 3-vjeçare, ajo do të lumturohej.

“Ndërsa të gjithë janë në gjumë, babi e ka vënë pemën e Krishtlindjes. Lamaisah do të jetë i lumtur”, shkruante Amir Khan. Por shumë besimtarë myslimanë nuk e përkrahën Khan, ndërsa shumë prej tyre e kërcënuan me vdekje. ‘Daily Mail’ shkruan se disa komentues i shkruanin ish-boksierit se ai ‘tradhtoi’ islamin, ndërsa tashmë shpirti i tij do të shkojë në ferr që iu bashkua festave pagane.
477A952200000578-0-image-a-63_1513777028806

477AB6D800000578-5198505-image-a-89_1513778203963

1839EFE400000514-5198505-image-a-90_1513781279073

47690BD700000578-5198505-Khan_pictured_with_wife_Faryal_Makhdoom_is_a_practicing_Muslim_a-a-88_1513778203961

Share With:
Translate »
775 Views