Besi dhe Ajka sapo na dhuruan një foto plot dashuri, babë e bijë!
Vogëlushja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur të showbiz-it shqiptar.
Në korrik të këtij viti ajo mbushi 2 vjeç dhe tashmë mami dhe babi i saj s’e kanë më problem ta fshehin në rrjetet sociale sikundër bënin në fillim.
![]()
Si Xhensila, ashtu edhe Besi ndajnë shpesh foto e video me të voglën e tyre, e cila duket se po rritet shumë shpejt.
Së fundmi, aktori ka postuar në Instagram një foto ku shihet me Ajkën para karrocelit që ndodhet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke na falur foton më të bukur të mundshme si babë e bijë.
“Me jet!”- ka shkruar Besi mbi këtë foto kopertinash!
![]()
Në fakt, duket se Ajka është vajza e babit dhe disa herë e kemi parë të ndjekë “zakonet” e të atit. Madje, edhe dashurinë për fshatin dhe jetën ‘bio’ Besi ia ka transmetuar të voglës së tij.