Besi na zbulon detaje nga martesa dhe datën që do të lindë Xhensila

Mesa duket Xhensila dhe bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku, do e mbajnë foshnjën e tyre në krahë më shpejt nga sa menduam.

Në një lidhje në skype ditën e sotme në emisionin ‘KafeIn’ Besi tregoi se kur pritet që të lindë Xhensila.

“Në fundin e këtij muaji ose 10 ditshin e parë të Korrikut”, u shpreh Besi pasi u pyet nga gazetari.

Ndërsa i pyetur për martesën e tij me Xhensilën dhe se si po shkon, aktori me humor tha se nuk ka asnjë ndryshim nga martesat e tjera, pasi dhe ata jetojnë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Share With:
Translate »
1082 Views