Besi po kërkon një fëmijë të dytë, Xhensila tregon planet për të zgjeruar familjen

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë gati për t’u bërë sërish prindër. Dhe shkak është pikërisht vajza e tyre Ajka.

Në fakt, e shikoj se ka ardhur momenti për të menduar një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë, sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj, pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj që luan vetëm dhe kjo më krijon pak dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”,– tha ajo.

Duke folur për familjen, Xhensila përmend divorcin e familjeve si arsyen pse ka ëndërruar gjithmonë që të ketë një familje të shëndetshme.

Kam dashur gjithmonë një familje të shëndoshë duke marrë parasysh edhe të kaluarën time. Unë i kam prindërit e divocuar dhe kjo gjë jo se më ka penguar në jetë, por gjithmonë kam dëshiruar të kem një familje të shëndoshë. Kjo ka qenë dëshira ime e parë, kurse e dyta ka qenë të bëhem këngëtare”,– u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
169 Views