Beyonce mori mijëra urime për ditëlindje, por nëna e saj ua kaloi të gjithëve
Beyonce ka festuar 37-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime për divën nga kolegë, miq, familjarë dhe fansa. Megjithatë asgjë s` mundi t`ia kalojë fjalëve të së ëmës që zgjodhi t`ia thoshte të gjitha përmes një fotoja kur Beyonce ishte bebe.
“Këtu ka qenë 4 muajshe dhe unë s`mund ta përshkruaj gëzimin, krenarinë dhe dashurinë gjithëpërfshirëse që ndjeva për ty, vajza ime e parë. Kam bërë një premtim për të të dashur dhe për t`u kujdesur për ty çdo ditë. Për gjithë jetën time! Ndonjëherë nuk e besoj dot që mes gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm në botë, Zoti më zgjodhi mua të isha nëna jote. Dita që ti dhe motra jote erdhët në jetën time, janë dy ditët më të lumtura të jetës sime. Është një privilegj për mua që ju kam mbajtur në trupin tim. Shijoje ditëlindjen. Askush s`e meriton më shumë se ty. Të dua, mami”, shkruan ajo.